Picajoli dhe muratori shqiptar kapen me 2 kg e gjysmë drogë
Dy shqiptarë me profesion mutaror dhe picajol janë arrestuar nga policia italiane për zotërim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Karabinierët e Ancarano-s në provincën e Teramos kanë vënë në pranga Lutfi Hoxha 23 vjeç, me profesion picajol dhe Agron Balliu, 29 vjeç murator, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tyre një Audi A3 janë gjetur 2 kilogramë e gjysmë marijuanë, e ndarë në 4 pako.
Ditën e djeshme përpara Gjykatës dy shqiptarët e kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, për 8 muaj burg dhe gjobë me vlerën e 2 mijë eurove për secilin.
Sipas policisë, droga në treg do të kapte vlerën e 10 mijë eurove./tvklan.al