Pickohet nga gjarpëri më helmues në botë, i vogli “vdes” për 6 minuta
Një fëmijë i vogël po lufton për jetën në spital, pasi u pickua tre herë nga një prej gjarpërinjve më helmues në botë.
2 – vjeçari i quajtur Eli u sulmua nga një taipan bregdetar, teksa po mblidhte vezë nga pulat në baçen e shtëpisë. Si pasojë e helmit, ai mësohet se “vdiq” për 6 minuta pasi pësoi arrest kardiak, por ai u ringjall nga ndihmësmjeku që erdhi në vendngjarje. Ngjarja e rëndë ndodhi në Agnes Water, Queensland të Australisë më 26 Shtator dhe 2 - vjeçari mësohet se vijon të jetë në gjendje kritike për jetën. Taipani bregdetar është gjarpëri i tretë më helmues në planet dhe gjendet kryesisht në veri dhe lindje të Australisë dhe Guinea e Re. Raportohet se të paktën 2 australianë vdesin çdo vit nga pickimi i tij./tvklan.al