Pija që ju ndihmon të humbisni në peshë
Për një humbje efektive në peshë përveç ushtrimeve dhe ecjes është mjaft e rëndësishme edhe lloji i ushqimeve dhe pijeve që ju konsumoni.
Disa artikuj ushqimorë dhe pije konsiderohen të jenë të shijshme, por edhe mjaft të shëndetshme.
Një pije e tillë është çaji i trëndafilit. Sipas studimeve të kryera rezulton se ai është jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin dhe është një komponent i shkëlqyer për humbjen në peshë.
Çaji i trëndafilit është një çaj bimor dhe njihet për efektet e tij pozitive në lëkurë dhe ndikon në përmirësimin e cilësisë së flokëve.
Është i pasur me antioksidantë dhe për këtë arsye ndikon në proçesin e tretjes.
Një sistem tretës i shëndetshëm është hapi i parë drejt arritjes së peshës së dëshiruar. Rekomandohet pirja e një ose 2 filxhan çaj çdo ditë.
Çaji i trëndafilit është pa kafeinë, forcon metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Gjithashtu ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, forcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon të jeni në formë të mirë gjatë ditës./tvklan.al