Pika e marrë e mban në garë Skënderbeun, por ka ndeshje të vështira
Skënderbeu nuk arriti të fitonte as ndaj Partizanit të Beogradot në Elbasan Arena.
Korçaret krijuan mjaft raste për gol, ashtu edhe si beogradasit, por portat u mbajtën të paprekura.
Xhejms pati mundësitë më të mira për ekipin korçar, por shpërdoroi shumë. Një pikë e fortë ishte edhe portieri Shehi me pritjet e tij.
Ndërsa lojtari më i mirë u shpall mbrojtësi Gledi Mici. Pika e marre e mban ende në garë. Por ndeshjet e radhës janë të vështira.
Futbollisti i Skënderbeut, Gledi Mici, tha se “do të veçoja Dinamo Kiev që është pak më lart se skuadrat e tjera, ndërsa Young Boys dhe Partizan Beograd janë të njëjtit nivel, por edhe ne kemi shanset tona për të kaluar grupin.”
Ndërsa Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj tha se
“
Barazimi na prish punë për objektivin tonë, por ky është futbolli, këtu lamë pikë, por të shohim ndeshjet e radhës.”
Shpresë për të kaluar në fazën tjetër ka edhe trajneri i Partizan Beograd.
“Ishte një ndeshje e barabartë, gjatë pjesës së dytë patën shumë raste për shënim, por nuk ia dolëm. Kemi dy ndeshje në shtëpi që mund të ndihmojnë për kualifikimin”, tha Miroslav Dukic.
Sfida e radhës për Skënderbeun do të jetë ajo e kthimit ndaj Partizan Beograd më 2 nëntor në Serbi e me pas do te përballet me Dinamon e Kievit ne Elbasan.
Ukrainasit barazuan 2 – 2 me Young Boys duke ruajtur vendin e parë ne grupin B me 7 pikë. Korça mban vendin e fundit me dy pikë, po aq sa Partizani i Beogradit. Ndërsa Young Boys rënditet i dyti në kuotën e tre pikëve, pas tri ndeshjeve të para. /Tv Klan