Piknik në ditë me shi (30 Prill 2000)


Piknik në ditë me shi (30 Prill 2000)

11:40 30/04/1999

Barbecue, piknik dhe ajër i pastër. Ku mund ta gjejnë më mirë se në Dajt Tiranasit. Sa më lart ngjiteshe sot, aq më e populluar ishte zona. Megjithëse nga qyteti mali nuk dukej sot, frekuentuesit e rregullt morën harxhën me vete pa pyetur për mjergullën, të ftohtin dhe më pas shiun.

Zjarri sot nuk duhej vetëm për të pjekur qingjin por dhe për të përballuar temperaturat e ulëta të Malit të Dajtit. Por nuk qe e thënë që mishrat të hahen e pijet të pihen. Një shi i ftohtë dhe më pas një breshër i fort, bënë që të guximshmit të lënëë zjarret dhe të struken nëpër makina ose dhe në lokalet që nuk mungojnë në këtë zonë.

Por ata që sot ranë nga shiu në breshër, premtojnë se të Dielën tjetër do të kthehen se sbën edhe sikur përsëri të prishet moti si sot./tvklan.al






Të ngjashme