Piktorët e njohur sjellin ekspozitën e fundvitit në “Galerinë 21” (23 Dhjetor 2000)


Piktorët e njohur sjellin ekspozitën e fundvitit në “Galerinë 21” (23 Dhjetor 2000)

11:27 23/12/2000

Në Galerinë 21 në Tiranë është hapur një ekspozitë pikture me punime nga piktorë të njohur shqiptarë. Mikael Drita, Ardian Isufi, Ali Oseku, Gazmend Leka, Orion Shima dhe Arben Golemi, kanë ardhur pranë artdashësve me një ekspozitë të çelur me rastin e Krishlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kjo ekspozitë përban vetëm punime të vitit 2000 dhe sjell një harmoni ngjyrash dhe idesh që përkon me atmosferën e mbylljes së vitit.Mënyra dhe karakteri i veçantë i çdo piktori e bëjnë edhe më interesante këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri me datën 7 janar./tvklan.al






Të ngjashme