
Piktorja që kthen çdo objekt në art (Video)
Ajo është me profesion arkitekte, por ka një pasion të madh për pikturën. Ndoshta është e vetmja në Shqipëri që përdor në pikturat e saj rezinën. Njihet si vazja që pikturon tavolinat, por jo vetëm.
Kristina Rexhaj ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të treguar më shumë për artin e saj.
Para dy vitesh është prezantuar para publikut me ekspozitën e saj të parë me piktura abstrakte.
https://youtu.be/gb1QKoxQrdY?t=4m35s
“Fillimisht këto piktura i krijoja me bojra akrelike, por nuk ishin shumë rezistente ndaj ujit. Duke kërkuar në internet u ndesha me rezinën. Rezina ka një përdorim shumë të gjërë, por nuk e dija që mund të punoja me të në art. Fillimet nuk kanë qenë të lehta sepse ajo do një temperaturë të caktuar që të funksionojë. Por është shumë rezistente. Fillimisht e kam filluar me shumë pak produkte, por duke parë objekte të ndryshme frymëzohesha dhe nisa të punoj me to”,
tha Rexhaj.
/tvklan.al