Piktura “erotike” ngjall debate në New York
Kjo pikturë e vitit 1938 shqetëson sot e kësaj dite, publikun artdashës të Nju Jorkut. Bëhet fjalë për veprën e quajtur “Tereza në ëndërrim” e piktorit të polak Baltasar Klosovski, i shquar për pikturat e ngarkuara me erotizëm, ku subjekt janë vajzat në moshën e pubertetit.
Piktura qëndron prej disa kohësh e ekspozuar në një nga sallat e Muzeut të Artit Metropolitan të Nju Jorkut. Por një grup artdashësish kanë nënshkruar një peticion që kërkojnë largimin e kësaj pikture. Sipas nismëtarëve të peticionit, subjekti i pikturës, një vazjë që ekspozon të brendshmet, e ulur në një karrike, nxit seksualisht shikuesit. Në peticion thuhet se kjo pikturë shkon përkundër frymës aktuale të artit, ku në fokus është lufta kundër fenomenit të dhunës seksuale ndaj grave.
Megjithatë për drejtuesit e muzeut, ky nuk është një motiv për ta larguar nga ekspozimi pikturën, e cila u shfaq vizitorëve realitetin e kohëve të shkuara, të cilin mund ta krahasojnë me atë të sotmin.
TV Klan