15:54 06/04/2014Dhjetra të rinj janë mbledhur së bashku për t’i dhënë gjallëri dhe ngjyra mureve të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet ku jetojnë 46 fëmijë të braktisur nga prindërit.Pamja ndryshe e koridoreve dhe dhomave të këtij institucioni është pëlqyer nga fëmijët, ndërsa nisma është përshëndetur nga drejtuesit e shtëpisë së fëmijës.Kjo nuk është nisma e vetme, që ndërmerret për të përmirësuar jetësën e fëmijve të shtëpisë “Zyber Hallulli”, pasi shpesh herë ajo vizitohet nga të rinj që zhvillojnë aktivitete të ndryshme argëtuese.