Pilotët dhe stjuardesat me pelena
Vendimi i Kinës për të shmangur infektimin e stafeve të transportit ajror
Teksa e gjithë bota aktualisht i ka ndaluar udhëtimet si pasojë e rritjes së rasteve dhe izolimit që kanë vendosur , Kina vendi ku shpërtheu pandemia do të rifillojë së shpejti fluturimet.
Rregullatori i Aviacionit të Kinës ka rekomanduar ekuipazhin që të veshin pelena në mënyrë që të shmangin përdorimin e tualetit duke ulur kështu rrezikun e infektimit nga Covid-19.
Dokumenti i titulluar “Udhëzime Teknike për Parandalimin dhe Kontrollin Epidemik për Linjat Ajrore”, përmban këshilla rreth praktikave më të mira të higjienës në aeroplanë dhe në aeroporte.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës ka bërë të ditur se ai do të zbatohet për fluturimet charter në destinacione me rrezik të lartë nga Covid-19. Linjat ajrore dhe aeroportet kanë bërë ndryshime të mëdha në mënyrën se si njerëzit duhet të veprojnë në mënyrë që të fluturojnë përsëri.
Pjesë e këtyre masave është edhe mbajtja e maskave, dorezave, mbulesa në këpucë si dhe veshje mbrojtëse. E gjitha kjo mund të duket shumë qesharake por tualetet mbeten një burim infeksionesh sidomos në aeroplan.
Në Gusht, një grua që udhëtonte nga Italia në Korenë e Jugut u infektua me koronavirus gjatë udhëtimit të saj pasi kishte shkuar në tualet. Kompania ajrore japoneze ANA njoftoi në fillim të këtij viti se po provonte një prototip të një tualeti të ri, dera e së cilës hapet pa duar, por me bërryla.
Ndërkohë, Boeing ka aplikuar me sukses “tualet vetë-pastrues”, i cili përdor dritën UV për të pastruar 99.9% të mikrobeve të banjës, pas çdo përdorimi.
Klan Plus