Pilulë me Wi-Fi për kolitin
Gjenerata e re e ilaçeve të robotizuara shtohet me një tjetër produkt. Sapo është krijuar Vibrant, një pilulë inteligjente që shërben për të luftuar problemet e kolitit, shqetësim ky që godet rreth 15% të popullsisë globale.
Është prodhuar nga një kompani farmaceutike izraelite dhe kapsula merret me ujë, si shumica e ilaçeve. Kur mbërrin në zorrë nis të vibrojë, duke lehtësuar kështu lëvizshmërinë e mureve intestinale, e më pas duke ndihmuar evakuimin në mënyrë natyrale.
Lëvizja e pilulës kontrollohet me Wi-Fi, me anë të një radiokomande të jashtme, që bën të mundur edhe programimin e vibrimit në disa modalitete.
Testet e para të kryera mbi rreth 300 vullnetarë, që I kanë marrë këto pilula për 8 javë nga 5 herë në ditë, kanë rezultuar të suksesshme, efikase dhe pa efekte anësore. Megjithatë kërkuesit thonë se do të vijojnë edhe teste të tjera, për rikonfirmime të mëtejshme.
Klan Plus