Pink fjalim emocionues për vajzën e saj


Pink fjalim emocionues për vajzën e saj

21:45 28/08/2017

Pink mbajti një fjalim  mjaft emocionues në MTV, mbrëmjen e djeshme, për vajzën e saj 6 – vjeçare, Willow.

Këngëtarja mori çmimin e saj “Video Avangard e Michael Jackson” dhe ndau me publikun një  histori rreth pamjes dhe sfidave të rritjes së një vajze të vogël.

37 – vjeçarja kujtoi se si Willow i kishte thënë: “Unë jam vajza më e shëmtuar që njoh”, e më pas që mendonte se dukej si “një djalë më flokë të gjata.

Por këngëtarja e kundërshtoi, duke i thënë vajzës së saj se është e bukur dhe i dha disa këshilla.

"Njerëzit më përqeshin, duke thënë se dukem si   djalë ose që jam shumë mashkullore ose që shprehem hapur. Më keni parë të rris flokët? Më keni parë të ndryshoj trupin? Më keni parë të aktroj para gjithë botës?”

Më pas shtoi:

“Vajza ime, ne nuk ndryshojmë. Ne marrim zallin në guaskë dhe bëjmë një perlë. Ne ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë,  në mënyrë që ata të mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë “.

Pink përfundoi fjalimin e saj me një mesazh për vajzën e saj, e cila ndodhej në publik:

“Dhe ti, vajza ime e dashur, je e bukur dhe unë të dua”

.

Para fjalimit, Pink performoi një përzierje të hiteve të saj, duke përfshirë edhe këngën e re "What About Us". Gjatë interpretimit të saj, Willow u pa duke kënduar së bashku me nënën e saj, ndërsa ishte ulur në publik.

Pink, bashkëshorti dhe vajza e saj morën pjesë në shfaqjen e çmimeve të veshur me kostume të ngjashme.

Në Instagram, Pink,emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore, shpërndau një fotografi të këndshme të foshnjes së saj, i cili po shihte shfaqjen e të ëmës në MTV nga shtëpia.  

“Qoftja e vogël duke parë të ëmën  ❤ 😍❤ #vmas,” shkruajti ajo./ tvklan.al

 





Të ngjashme