Pipero: Kapacitetet në spital drejt ezaurimit
“Gati Covid 3 dhe 4, por duhen dhe spitalet rajonale”
Përhapja e koronavirusit shihet me shqetësim nga mjekët infeksionistë. Në një lidhje me Skype me edicionin e lajmeve në Televizionin Klan, mjeku Pëllumb Pipero pohoi se shifrat po vijnë në rritje, jo vetëm të rasteve të reja, por edhe atyre që hospitalizohen.
Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën.
Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Tv Klan