Piratët e kompjuterave në Shqipëri – (21 Korrik 2000)


Piratët e kompjuterave në Shqipëri – (21 Korrik 2000)

14:35 21/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Interneti është një gjë e re për Shqipërinë, por bashkë me instalimin e tij erdhën edhe problemet për kompjuterët. Hacker quhen piratët e internetit. Ata mund të dërgojnë një mesazh në postën elektronike dhe pastaj të krijojnë dëme të mëdha. Një rast i tillë ka ndodhur me Ministrinë e Kulturës. Dërguesi dihet, por ende në vendin tonë nuk ka ligje për ta ndëshkuar atë.

Administratori i rrjetit Ada Net, Lorenc Bako shpjegon:

Lorenc Bako:- “Kemi kopjime të aplikacioneve, që disa adoleshentë, sidomos nxënësit e shkollës “Harry Fultz”, i kopjojnë nga interneti dhe pastaj i aplikojnë duke sulmuar ISP-të që tashmë janë hapur në Shqipëri. Ne kemi evidentuar dy-tre raste, por duhet thënë se përsa kohë që mungon një ligj, gjithmonë gjendet një vend, ku mund të të sulmojnë dhe ti je i detyruar të marrësh masat duke kaluar ato mundësitë e tua financiare”.

Dëmi në rastin e piraterisë elektronike është mjaft i madh. Kujtojmë se vlera e një kompjuteri modest është sa rroga e një viti të një nënpunësi shteti, ndërsa dëmtimi i një rrjeti kalon 100 mijë dollarë./tvklan.al






Të ngjashme