“Pirati i Karaibeve” padit The Sun!
E cilësoi aktorin dhunues grash, pas akuzave të ish-gruas
Ylli i Hollywood Johnny Depp ka dorëzuar një padi kundër një tabloidi britanik rreth akuzave që ai ka abuzuar fizikisht ish-gruan e tij aktoren Amber Heard, duke e akuzuar këtë të fundit që gënjen dhe që ka pasur marrëdhënie jashtë martesore.
Ikona e Pirateve të Karaibeve ka hedhur ne gjyq tabloidit The Sun, News Group Newspapers gjithashtu dhe kryeredaktorin, Dan Wootton, për një artikull që ai shkroi në Prill të 2018, ku e quante “dhunues grash”.
Avokati i Depp në një letër të hapur drejtuar Gjykatës së Lartë të Londrës, shkruan se akuzat janë ngritur për artikullin “aktori i njohur Johnny Depp” dhe “thashethemet që ai ka sulmuar seriozisht ish-gruan e tij, aktoren Amber Heard”.
Jo vetëm kaq po lajmi shkon edhe më tek ku thuhet se Deep i ka shkaktuar ish-gruas dëmtime serioze gjë që ka çuar Heard të ketë frikë për jetën.
Amber ka folur për herë të parë në Maj të 2016 në gjykatën e Los Angeles, ku kishte dëmtime në fytyrë Ndërkaq avokati i kryeredaktorit të The Sun është shprehur se artikulli për Depp si “dhunues grash” është shumë i vërtetë.
Johnny Deep dhe Amber u takuan në setin e filmit “The Rum Diary” në 2011 dhe u martuan në Shkurt 2015. Heard kërkoi divorcin 15 muaj më vonë dhe më pas erdhi edhe urdhër ndalimin i Deep. Ajo e akuzoi atë për dhunë fizike, të cilat Depp i mohon.
Divorci u finalizua në 2017, ku urdhër ndalimi u hoq ndaj Depp, i cili pranoi t’i paguante Heard shumën e vendosur paraprakisht prej 7 milionë dollarësh.
Klan Plus