Piter Pan, shfaqja që thyen rekorde shikueshmërie
Po përgatiten të luajnë para fëmijëve. Pas 30 vitesh në skenën e Teatrit Migjeni rikthehen shfaqjet për të vegjlit.
Piter Pan, simboli i fëmijërisë.
Aktorët janë gati por edhe përgjegjësia është shumë e madhe. Mbi 2000 spektatorë të vegjël për 8 ditë me radhë kanë ndjekur shfaqjen Piter Pan.
Entuziazmi para shfaqjes Piter Pan është shumë i madh.
Fëmijët nuk përmbahen për të takuar heronjtë e tyre të përrallave. Për rreth 30 minuta skena u mbush plot në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Se sa u ka pëlqyer shfaqja dhe cilët janë heronjtë e tyre tregojnë vetë fëmijët. Ata e dëshirojnë përsëri një gjë të tillë.
Piter Pan ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Fëmijë nga e gjithë Shkodra vazhdojnë ta shohin. Kjo është java e dytë që teatri “Migjeni” mbushet plot me të vegjël si tregues i nevojës që Shkodra ka për teatro për fëmijë./ABC News