Pjesë e OFL, arrestohet punonjësi i policisë
Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat, ka vënë në pranga një punonjës policie, i akuzuar për korrupsion.
Sipas burimeve të Klan Plus, punonjësi i policisë që është vënë në pranga, ka qenë pjesë e operacionit forca e ligjit, OFL.
Në vijim priten të tjera detaje për këtë arrestim brenda strukturës së OFL, e cila ka fokus sekuestrimin e parave të përfituara nga krimi. /tvklan.al