Pjesëmarrje e ulët e votuesve në zgjedhjet e balotazhit në Tiranë – (15 Tetor 2000)


Pjesëmarrje e ulët e votuesve në zgjedhjet e balotazhit në Tiranë – (15 Tetor 2000)

11:21 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në dhjetë njësi administrative, të përfshira në balotazh, është vërejtur një pjesëmarrje e ulët e votuesve, por në disa qendra dhe mungesa e kryetarit demokrat.

“Në krahasim me votimet e datës 1 Tetor, në këto votime të datës 15 Tetor, ka një rënie në pjesëmarrjen e votuesve. Jo të gjithë njerëzit kanë marrë njoftim, që në datën 15 ka balotazh”.

Në qendrat 260, 261, procesi i votimit është mbyllur në orën 18, pasi është konfirmuar që në derë nuk kishte më votues. Në këto qendra kandidonte Luan Zhegu i PS dhe Tefta Shahini e PD, për kryetar të minibashkive. Pas hapjes së kutisë rezulton, Luan Zhegu fitues. Ndërsa në qendrën e votimit 255, numërimi i votave ka përfunduar shpejt dhe komisioni ka përgatitur kutitë për në KQZ./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme