Pjesëmarrje në grupe terroriste, kapet në Vlorë kosovari
Një 32-vjeçar, i cili tentoi të kalonte kufirin shqiptar me dokumente të falsifikuara u arrestua nga policia në Vlorë. Ai është një shtetas kosovar me iniciale F.D, i cili ishte gjithashtu i shpallur në kërkim në Kosovë, për pjesëmarrje në grupe terroriste.
“Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.
Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,
thotë policia në një njoftim për mediat.
32-vjeçari tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.
/tvklan.al