Pjetër Arbnori: Kush nuk mbron votën, vraftë veten se do të pendohet (27 Tetor 2000)


Pjetër Arbnori: Kush nuk mbron votën, vraftë veten se do të pendohet (27 Tetor 2000)

10:15 27/10/2000

Demokratët do të vazhdojnë mitingjet masive në të gjithë vendin për të protestuar kundër vjedhjes së votave. Zëdhënësi i selisë blu, Edi Paloka dhe sekretari për marrëdhëniet publike Pjetër Arbnori, denoncuar arrestimet e demokratëve nga policia pas mitingut tek Kryeminstria.

“Unë mendoj që demonstratat e kanë vërtetuar që Partia Demokratike është një parti jo revolucionare, por kur vjen pika në ashtë, çdo njeri ka të drejtë të mbrojë veten e vet dhe grupin e vet. Askush nuk të jep leje për të mbrojtur veten, por ti ke të drejtën e plotë të vetëmbrojtjes. Edhe kodi penal thotë, kur tjetri të ka rrezikuar jetën, ti ke të drejtën e vetëmbrojtjes dhe nuk përgjigjesh për asgjë që bën për të mbrojtur veten tënde. Mua më duket se liria dhe liria e votës është një ndër liritë themelore të cilën e kemi detyrë t’a mbrojmë. Ai që nuk e mbron, vraftë veten se do të pendohet nesër.”/tvklan.al






Të ngjashme