Pjetër Arbnori në grevën e urisë


Pjetër Arbnori në grevën e urisë

Autori: Blendi Fevziu

22:40 25/08/1997

Ai është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi mbi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste.

Greva e urisë e Pjetër Arbnorit në vitin 1997 qe një protestë ndaj ligjit të miratuar nga mazhoranca e re për mediat vizive. Arbnori u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit. Mazhoranca u tërhoq duke ndryshuar ligjin e aprovuar të famshmin ”Amendamenti Arbnori”.

“Shpall grevën e urisë pa afat, grevë urie të vërtetë dhe jo gënjeshtra sikurse janë bërë më parë kur njerëzit lidhnin kokën me shami, paraqiteshin si të vdekur dhe kalonin në dhomën tjetër ku hanin sikur të kishin dasmë. Unë e kam provuar veten me greva të ndryshme urie dhe mendoj se jam i zoti të bëj një grevë urie të vërtetë. Kjo grevë ka për qëllim ti thotë pushtetarëve  t’i vënë gishtin kokës se demokracia nuk shtypet me kartonë, por është e përjetshme. Ka vështirësitë e veta, por do të triumfojë sepse e ka provuar mungesën e urisë për një kohë të gjatë. Nuk e bëj këtë grevë për bujë, do të doja të kisha sa më pak kontakte me njerëzit. Unë skam bërë grevë për të dhënë shfaqje”, u shpreh Arbnori./tvklan.al






Të ngjashme