Pjetër Arbnori për Parlamentin – (15 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokratike do të rikthehet në Parlament. Sipas ish-kryeparlamentarit Arbnori, kjo do të bëhet sapo të gjendet një moment i përshtatshëm.
Pjeter Arbnori, deputeti i PD:- “Partia Demokratike mund të marrë vendime të rëndësishme në rrethanat e reja të krijuara. Unë mendoj që Partia Demokratike do të marrë vendime të përgjegjshme lidhur me situatën. Nëse ne dimë të gjejmë momentin e duhur për të hyrë ose nëse gabohemi dhe kalojme këtë moment të duhur. Mendoj që bashkarisht kemi per ta menduar dhe për të punuar për këtë ditë”.
Ndërkohe demokratet ndonese i qëndrojnë kushteve të mëparshme ndaj Qeverisë Shqiptare duket se janë më liberale në kërkesat e tyre. Do të mjaftojnë edhe bisedimet më të majtët për hapat e mëtejshëm të Partisë Demokratike.
Pjeter Arbnori, deputeti i PD:- “Ne mendojmë që pala tjetër do të rishikoje ose të gjitha ose një pjesë të këtyre për të treguar vullnetin e saj të mirë. Ne dëshirojmë një shfaqje të vullnetit të mirë por një shfaqje reale të këtij vullneti”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego