Pjetër Arbnori për PS – (29 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokratike është e gatshme të marrë pjesë në qeverinë Majko. Ka qenë kjo një nga alternativat e zgjidhjes politike, propozuar sot nga ish-kryeparlamentari Pjetër Arbnori.
Pjetër Arbnori:- “Ne jemi gati të marrim përgjegjësinë mbi vete. I kemi dërguar propozimin zotit Majko për tu takuar dhe për të vendosur një qeveri që do ti ndante përgjegjësitë”.
Ndonëse Arbnori ka shprehur dështimin e qeverisë në të gjitha pikat e programit të saj, ai ka vlerësuar pozicionin e kryeministrit Majko.
Pjetër Arbnori:- “Njeriu duhet të jetë i drejtë dhe atë që ta shohë të mirë mos ta bëjë të zezë. Ne shohim një shpërbërje në Partinë Socialiste dhe e dimë që është një krah tepër konservator dhe tepër i ngurtë dhe një krah që kërkon zhvillime të reja”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego