Pjetër Arbnori për takimin Nano-Koshtunica në Athinë – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Ne nuk jemi aspak të çuditur nga takimi i Fatos Nanos me presidentin e Jugosllavisë Koshtunica”. Kështu ka deklaruar sot sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD Pjetër Arbnori, duke shtuar se Nano ka abuzuar vazhdimisht, duke takuar njerëz që janë kundër Shqipërisë.
Pjetër Arbnori:- “Ne kurrë nuk jemi çuditur nga guximi i tij për të bërë gjëra, që janë në dëm të Shqipërisë. Unë di që takohen shpesh herë edhe njerëz që janë kundërshtarë, por takohen kur përgatiten gjërat, jo duke u takuar në prapa skena, duke përgatitur gjëra që janë në dëm të Shqipërisë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego