Pjetër Arbnori: Të gjithë e dimë vrasësin e Azem Hajdarit. Ai është Jaho Salihi (12 Janar 2001)


Pjetër Arbnori: Të gjithë e dimë vrasësin e Azem Hajdarit. Ai është Jaho Salihi (12 Janar 2001)

11:02 12/01/2000

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun Pjetër Arbnori ka deklaruar sot për herë të parë emrin e vrasësit të deputetit Azem Hajdari. Jaho Salihi tha ai është vrasësi të cilin e kanë parë disa kohë përpara vrasjes së tij.

“U krijua një alibi false se gjoja Jaho Salihi paska qenë në krye të detyrës. Për këtë alibi sigurisht që do të përpiqet prefekti që e ka bërë këtë dëshmi, Prefekti Dedja dhe ministri i Brendshëm që e di ktë gjë. Ne e dimë që Jaho Salihi me dëshmi ka ngrënë bukë këtu në Tiranë dhe ka marrë pjesë në atentat. Pastaj ka udhëtuar përgjatë gjithë natës dhe ka shkuar në Tropojë. Edhe me 3 qershor po ju tregoj se Jaho Salihi ka marrë pjesë në atentatin kundër Azem Hajdarit në Tropojë”./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme