Plackitet kisha e Shën Triadhës në Korçë (9 Prill 2001)
Përveçse të panjohur, personat që kanë shkatërruar dhe bastisur këtë kishë kanë qenë dhe të pafe. Kurrsesi nuk mund të quhen fundamentalistë myslimanë. Kisha 2-shekullore Shën Triadhë në fshatin Plasë të Korçës. 12 kilometra larg saj u ruajt me fatanizëm gjatë viteve të diktaturës, por nuk i shpëtoi dot dorës shkatërruese në demokraci.
Brenda një nate janë thyer ikonat, rrëzuar suvaja e mureve e thyer xhama e dritare. Kështu kisha Shën Triadhë, i vetmi objekt kulti në Plasë është kthyer në gërmadhë. Por, ky veprim nuk do t’a heqë kurrë besimin e banorëve të kësaj zone si dhe zemërimin e tyre për akt./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti