Plagos me thikë fqinjin, pranga autorit
51 – vjeçari Xhelal Babura ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi plagosi me thikë fqinjin e tij.
Burime zyrtare nga blutë e këtij qyteti sqarojnë se ngjarja ka ndodhur ditnë e enjte, në lagjen Nr.18.
Xhelal Babura, nën efektin e alkoolit dhe pas një konflikti të çastit, ka marrë thikën dhe ka plagosur në krah dhe në gjoks, fqinjin e tij, 30 – vjeçarin D.B.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia bëri të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, 51 – vjeçarit Babura, i cili akuzohet për veprën penale plagosje e rëndë me dashje./tvklan.al