Qëllohet për vdekje 17-vjeçarja në Tiranë (Video)

Foto nga vendi i ngjarjes

Qëllohet për vdekje 17-vjeçarja në Tiranë (Video)

18:46 26/12/2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të mërkure kryeqytetin. Një adoleshente ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u qëlluan me armë zjarri. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës sqarojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, rreth orës 18:17 minuta.

Viktima është Griselda Gjikolaj, vetëm 17 vjeçe, ndërsa i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Erion Benga. Dy të rinjtë mësohet se ndodheshin në makinë, kur u qëlluan me armë nga dy persona të maskuar.

Ata mbetën fillimisht të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital, por e reja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Gjikolaj mësohet se kishte marrë të paktën një plumb në kokë. Ndërkohë, 23-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ai mësohet se ka marrë plumb në shpatull.

Në vendngjarje policia ka gjetur 4 gëzhoja. Nuk dihen ende rrethanat e plota apo motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet policore thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/

tvklan.al






Të ngjashme