Plagoset gruaja, tentoi të ndalonte nipin të kryente vetëvrasje
Një 54-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Kovaçe të Tropojë nga nipi i burrit, ndërsa po tentonte ta ndalonte këtë të fundit që të kryente vetëvrasje.
Por gruaja nuk ia ka dale që të ndalonte 40-vjeçarin të kryente aktin ekstrem ndaj jetës se tij dhe gjatë ndërhyrjes për t’i marrë automatikun ka mbetur e plagosur vete.
E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krehër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima./ tvklan.al