Plagoset kambisti në qendër të Tiranës (30 Janar 1999)
Përsëri kambistët në rrezik. Ndaj njerëzve që dalin çdo ditë në rrugë me valutë në dorë, dhuna për ta është pothuajse gjithmonë e pranishme. Janë të shumta rastet ku persona të armatosur dhe të maskuar, kanë rrezikuar dhe jetën e kambistëve të rrugës. Shkaku i vetëm është marrja e parave që ata kanë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe dje.
Në qendër të Tiranës, 60 vjeçari Myslym Kurdani i cili çdo ditë del në tregun e valutës është ndodhur nën tytat e armëve të dy personave deri tani akoma të panjohur. Rreth orës 07:00, sapo kishte dalë nga shtëpia, diku pranë pallateve 9-katëshe kambistit Kurdani i është drejtuar një pistoletë dhe i është kërkuar të nxirrte të gjitha lekët që kishte me vete.
Meqë ai s’kishte asnjë lekë personat të inatosur e qëllojnë në drejtim të këmbëve. Pas kësaj dy personat janë larguar duke e lënë të shtrirë kambistin. Disa kalimtarë e kanë dërguar në spital, ku pas mjekimit është nisur në shtëpinë e tij./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj