Plagoset Kleanthi Koçi – (22 Shkurt 1999)


Plagoset Kleanthi Koçi – (22 Shkurt 1999)

22:33 22/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Atentat Kleanthi Koçit. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas avokati i Ramiz Alisë dhe Nexhmie Hoxhës ka rënë viktimë e një atentati. Ngjarja ka ndodhur mbrëm kur juristi Koçi po futej në banesën e tij në një pallat në qendër të Tiranës, dy përsona të panjohur kanë qëlluar mbi të me armë zjarri.

Dy plumba në bark kanë shtrirë përtokë Kleanthi Koçin, por për fat plumbat nuk i kanë marrë jetën juristit dhe disa banorë të zonës e kanë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak. Sipas mjekëve Kleanthi Koçi është akoma në gjendje të rëndë.

Burime brenda drejtorisë së policisë pohuan sot se po hetohet në disa pista, ku më kryesorja është ajo e hakmarrjes nga ndonjë kundërshtar i klientëve të tij. Kohët e fundit avokati Kleanthi Koçi mbronte një çështje me probleme pronësie. Ky atentat është tashmë edhe rrezik për njerëzit e drejtësisë.

Vetëm tre ditë më parë një ish-prokuror dhe tani avokat në Vlorë I është vrarë barbarisht e bija student. Për momentin juristi Koçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa atentatorët nuk janë kapur ende./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme