Plagoset me armë zjarri polici, ja kush e qëlloi
Disa çaste më parë në Shkodër ka mbetur i plagosur Emiljano Zefi. 23-vjeçari është punonjës i Policisë Ushtarake në repartin e Vaut të Dejës.
Mësohet se autor i plagosjes ka qenë kushëriri i tij Pashk Gjoni, 20 vjeç.
Zefi ka marrë vetëm një plumb dhe për momentin gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion Paraprak nga Policia:
Në Vaun e Dejës me datë 20.05.2017, rreth orës 20:30 njoftohemi se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi E. Z, rreth 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak, i cili po dëgohet në Spitalin e Traumës Tiranë për trajtim më të specializuar.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të para të marra në vendngjarje, dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi P. Gj, rreth 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.
Nga ana jonë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli, vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, si dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al