Plagoset me thikë një 19 – vjeçar
Një 19 – vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, i riu ka shkuar rreth orës 20:55 në spitalin e këtij qyteti, i plagosur me mjet prerës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Skelës, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, kanë qenë dy persona, të cilët kanë goditur me thikë 19 – vjeçarin me inciale K.A, banues në Vlorë.
I riu ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar autorët e dyshuar me iniciale S.S dhe M.S. Aktualisht, efektivët e Vlorës po punojnë për kapjen e tyre, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al