Plagoset me armë 24-vjeçari: Nuk e di kush më qëlloi


Plagoset me armë 24-vjeçari: Nuk e di kush më qëlloi

09:12 09/10/2021

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të shtunë në fshatin Mushan të Shkodrës. Nga ngjarja ka mbetur një person i plagosur. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Isak Mehmedaj.

Sipas asaj që njofton policia, i riu ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital ku është shfaqur i plagosur me armë zjarri. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar një plagë në pjesën e barkut.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër”, thuhet në një njoftim të policisë.

Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se pista kryesore e policisë është ngjarja ku është ekzekutuar Ritvan Ramazani, por i riu ka deklaruar para policisë se nuk ka dijeni kush e ka qëlluar.

24-vjeçari është kushëri me autorin e vrasjes së Ritvan Ramazanit. Kjo ka nxitur dyshimet se pista kryesore mund të jetë hakmarrja, por nuk përjashtohet që vrasja të ketë lidhje me ngjarje të tjera që lidhen me vetë të plagosurin.

Fshati Mushan ndodhet në njësinë administrative Dajç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /tvklan.al






Të ngjashme