Plagosi 22- vjeçarin, arrestohet
Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka plagosur më armë zjarri një 22- vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Përrenjas.
Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë 22-vjeçarin me inicialet Xh.P, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia Librazhdit ka bërë të mundur arrestimin e tij rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez si dhe ka sekuestruan në cilësinë e provës materialearma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.
/tvklan.al