Plagosi babë e bir, kapet në pyll 26-vjeçari


Plagosi babë e bir, kapet në pyll 26-vjeçari

19:30 24/07/2018

Një konflikt për motive të dobëta çoi në plagosjen e dy personave, babë e bir, këtë të martë në Memaliaj. Autor i kësaj ngjarjeje është Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar të Mallakastrës.

“Ai dyshohet se rreth orës 16:30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir) banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”,

thotë policia në një njoftim për mediat

.

Menjëherë pas ngjarjes, blutë e Memaliajt u vunë në kërkim të autorit dhe e kapën atë në pyllin e fshatit Buzkalemaj.

“Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj”

, sqaron më tej në njoftimin e saj policia.

/tvklan.al






Të ngjashme