Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet i riu
Një i ri është arrestuar nga policia e Dibrës në bashkëpunim me atë të Bulqizës, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Në pranga ka rënë A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në datën 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga policia e kryeqytetit./tvklan.al