Plagosi policin se e gjobiti për karantinën, pranga autorit
Punonjësi i policisë jashtë rrezikut për jetën
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi goditi me thikë një efektiv të policie. Sipas bluve të qytetit juglindor, ngjarja ka ndodhur, për shkak se 48-vjeçari ishte gjobitur para disa ditësh nga polici, pasi kishte dalë pa autorizim.
Në momentin që ka ndodhur plagosja, punonjësi i policisë ka qenë jashtë shërbimit duke lëvizur në këmbë në pedonalen e qytetit. Sakaq autori i dyshuar mbahet në komisariat, ndërsa polici në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tv Klan