Plagosi rëndë një person, arrestohet i kërkuari
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Në pranga ka rënë Guri Çela, 51 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.
Ky person, më datë 21.04.2016, në fshatin Velçan, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.Ç, 45 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale: “plagosja e rëndë me dashje”./tvklan.al