Plagosja e biznesmenit, policia shoqëron 10 persona


Plagosja e biznesmenit, policia shoqëron 10 persona

12:15 01/04/2014 policia111Policia e Durrësit ka shoqëruar 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni rreth plagosjes së bisnesmenit Ilir Hoxha mbrëmjen e kaluar në Shijak.

Ai u qëllua me armë automatike teksa po zbriste nga automjeti i tij tip BMW, në vendin e quajtur katër rrugët e Shijakut.

Policia ka ngritur disa pista hetimi që lidhen me

aktivitetet private të biznesmenit, por dhe konfliktet që ai mund të ketë patur me persona të tretë.

42-vjeçari, i cili mori një plumb në pjesën e poshte të barkut, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Durrësit.

Ai i tha policisë se nuk ka mundur të identifikojë autorët. Ata qëlluan nga një distancë prej 50 metrash dhe më pas u larguan me një automjet.





Të ngjashme