Plagosja e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, policia : Nuk ka asnjë denoncim


Plagosja e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, policia : Nuk ka asnjë denoncim

16:00 20/09/2016

Policia e Durrësit ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike lidhur me plagosjen e Drejtorit të ALUIZNI, për të cilën kjo e fundit ka akuzuar policinë se ka fshehur ngjarjen.

Në sqarimin e saj policia thotë se nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e Flamur Gjuzit.

Deklarata e plotë e policisë:

Lidhur me deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike që thotë se Drejtori i Drejtori ALUIZNIT Durrës, shtetasi F.Gj. është plagosur dhe Policia e Durrësit e ka fshehur ngjarjen, sqarojmë se:

Policia e Durrësit nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit F.Gj.

Menjëherë u mor kontakt me këtë shtetas dhe ai mohon kategorikisht faktin se është plagosur apo të  ketë patur konflikt.

Ftojmë PD të bëj kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje PD dhe çdo subjekti tjetër, të kërkojë informacion pranë institucioneve shtetërore, përpara se të bëjë deklarata dhe akuza për fshehje ngjarjesh nga Policia e Shtetit./tvklan.al






Të ngjashme