Plagosja e dyfishtë në loto, prangoset “transportuesi”


Plagosja e dyfishtë në loto, prangoset “transportuesi”

19:18 07/06/2018

Një ditë pas plagosjes së dyfishtë, të ndodhur në një loto në lagjen 18 Shtatori të Gjirokastrës, autoritetet policore atje kanë vënë në pranga një 39-vjeçar.

Ai është Paolo Xhaferi dhe akuzohet se ka ndihmuar autorin e plagosjes që të largohet nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me makinë nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës.

Ky i fundit, i identifikuar vetëm me iniciale K.Ll, rreth orës 20:00 të së mërkurës plagosi me armë zjarri 36-vjeçarin V.B dhe 52-vjeçarin, Xh.G. Ata ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes autori arriti të largohej dhe u shpall në kërkim nga policia. Puna për kapjen e tij, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon.

/tvklan.al






Të ngjashme