Drejtori i policisë së Tiranës: Plagosja e efektivit nuk ka lidhje me detyrën

Vendi ku u plagos efektivi Ermal Bregu

Drejtori i policisë së Tiranës: Plagosja e efektivit nuk ka lidhje me detyrën

20:43 28/11/2017

Një efektiv i policisë së Tiranës mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e ish – Parkut të Autobusëve, pas një konflikti të ndodhur përpara ambienteve të një lokali.  

Ermal Bregu, një 33 – vjeçar, efektiv i Komisariatit Numër 1, sipas burimeve zyrtare u përfshi në një konflikt me dy banorë të lagjes, për arsye ende të panjohura.

Një prej tyre nxori armën dhe qëlloi në drejtim të 33 – vjeçarit duke e lënë të plagosur. 

Forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes, sëbashku me kreun e policisë së Tiranës, Ardi Veliu.

Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për gazetarët konfirmoi se efektivi Bregu është jashtë rrezikut për jetën dhe theksoi se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën. Veliu tha se blutë janë shumë pranë zbardhjes së ngjarjes.

https://www.youtube.com//embed/SE6LBmzR4yo

Më herët në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit sqaroi si më poshtë.

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas, banorë të lagjes.

Në konflik e sipër, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi E.B., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al






Të ngjashme