Plagosja e kosovares – (24 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një kosovare tenton të vras veten. Vetë ekzekutimi një fenomen tepër i njohur kohët e fundit për shqiptarët ka prekur kësaj radhe dhe kosovarët e ardhur në Tiranë. Një vajzë vetëm 5-vjeç lindur në Lunik të Gjakovës dhe me banim të përkohshëm në kryeqytetin shqptar, i ka drejtuar vetes pistoletën me të cilën është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëm në apartamentin ku 5-vjeçarja kosovare jetonte me familjen e saj pas shpërnguljes nga Kosova. Aktualisht 5-vjeçarja Taulanta ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për vdekjen. Nuk dihet ende nëse plagosja erdhi si shkak i një incidenti apo nga ndonjë depression i vogëlushes.
Në vendngjarje pas sinjalizimit forcat e policisë gjetën një pistoletë tip Zastava 9 milimetërshe me një fishek në gojë dhe pa e deklaruar./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj