Plagosja e policit të burgut, arrestohet autori i dytë i dyshuar

Foto: Burgu i Peqinit

Plagosja e policit të burgut, arrestohet autori i dytë i dyshuar

11:13 30/04/2020

Dy ditë pas plagosjes së policit të burgut të Peqinit në ambientet e brendshme të IEVP, është arrestuar autori i dytë i dyshuar për këtë ngjarje.

Ai është 34-vjeçari me iniciale I.S. nga Peqini. Po kështu, është identifikuar dhe autori i tretë me iniciale E.K. 34 vjeç dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa autori i parë, 35-vjeçari me iniciale G.K., është tashmë në pranga pasi u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Policia thotë se të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprimet e mëtejshme. /tvklan.al






Të ngjashme