Plagosja në Gjykatën e Apelit – (27 Korrik 1999)


Plagosja në Gjykatën e Apelit – (27 Korrik 1999)

19:59 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjykata e Apelit në Tiranë shndërrohet në vend krismash e viktimash. Institucioni i Drejtësisë ku normalisht ligji duhet të triumfoj duke vënë drejtësi bëhet vend atentatësh. Dje pasdite sekretari i kësaj gjykate 28-vjeçarja nga Shkodra Diella Coli qëllon dy herë me pistoletë 22-vjeçarin nga Vlora Framur Çela.

Sekretarja e Gjykatës së Apelit oli po grindej me të atin e Flamurit, Rrapo Çelën i cili është presidenti i firmës që po rikonstrukton godinën e gjykatës. Në këto momente hyn Flamuri për të qetsuar gjendjen por befas sekretarja e gjykatës nxjerr një pistoletë duke e plagosur të riun në këmbë.

Pas kësaj atentatorja largohet por vetëm pas pak orësh kapet nga policët e komisariatit 1, duke e shoqëruar atë në komisariat. Ndërsa i riu i plagosur dërgohet në spital ku nuk ka probleme për jetën. Sipas policisë së Tiranës arma me të cilën qëlloi sekretarja e Apelit mbahej nga kjo e fundit pa leje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme