Plagosja pranë Librit Universitar në Tiranë – (9 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva TV Klan 2001
Një person u plagos sot pasdite në një lokal pranë Librit Universitar, në hyrje të ish-Bllokut në Tiranë. Xheladin Bregu, ka mbetur i plagosur rëndë në këmbë nga plumbat e një pistolete, rreth orës 15. Agresori arriti të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, vetëm pak metra larg Presidencës, megjithëse makinat e policisë mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që viktima Xheladin Bregu u dërgua urgjent për kurim në spitalin Ushtarak të Tiranës, policia ngriti me shpejtësi postblloqet në hyrjet dhe daljet e kryeqytetit, por deri tani nuk është arritur të kapet autori i kësaj ngjarje, që krijoi tmerr dhe panik ndër klientët e lokaleve përreth./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora