Plagosja tek “Don Bosko”, policia identifikon autorët
Plagosja tek “Don Bosko”, policia identifikon autorët
Shpërndaje
12:49 23/05/2014Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku mbeti i plagosur 41-vjeçari Luan Byberi, ka vënë në lëvizje forcat policore.Burimet zyrtare të polcisë thanë se nga hetimet ditën e sotme është bërë e mundur të identifikohen autorët e ngjarjes të cilët janë tre vllezërit, Shpëtim Gaxha 43-vjeç, Dëfrim Gaxha 36-vjeç dhe Besnik Gaxha 47-vjeç, të shpallur në kërkim.Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.I plagosuri, Luan Byberi mësohet se aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.tvklan.al