Atentat në Shkodër, plagoset i dënuari për vjedhje


Atentat në Shkodër, plagoset i dënuari për vjedhje

16:00 26/12/2016 https://youtu.be/EfKTWOOsYtw

Syri Mehmedaj nga Shkodra mbeti i plagosur rendë paraditen e kësaj të hënë në lagjen Xhabije të Shkodrës. Ai po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”, kur u qëllua nga një person që lëvizte me motoçikletë dhe i maskuar me skafandër qëlloi tri herë ndaj tij.

Në momentin e atentatit, bashkë me të plagosurin Mehmedaj, ndodhej edhe një person tjetër, i cili ka dërguar të dëmtuarin në urgjencën e spitalit të Shkodrës dhe është larguar menjëherë. Bazuar në dëshmitë e njerëzve të pranishëm polica ka mësuar se atentatori ka qenë një person i vetëm që i është afruar mjetit të Mehmetaj dhe pasi qëlloi ndaj tij u largua me shpejtësi. Policia dyshon se agresori ka përdorur një pistolete me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar zhurma në momentin e ngjarjes.

Syri Mehmedaj njihet si një person me pretendente të mëparshëm kriminal. Ai është arrestuar afërsisht një vit më parë dhe është dënuar me 1.4 vite burg për vjedhje. Ai është një person i njohur edhe nga policia e Shkodrës, për konflikte të ndryshme që sipas hetuesve lidhen më së shumti me aktivitetin e tij, kriminal në qytetin e Shkodrës. Ndërkaq, pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri Mehmetaj është përcjellë për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Tv Klan






Të ngjashme