
Plagosje me armë zjarri në Lezhë
Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në Lezhë.
Policia lokale tha se në spitalin rajonal është paraqitur i plagosur lehtë në krah me armë zjarri 31 – vjeçari, Altin Marku, me banim në Kallmet.
Policia thotë se është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të plagosjes.
Tv Klan